Kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni opozitar VLEN së bashku me kryetarin e Lëvzijes BESA, njëherit edhe bartës i listës për deputet në njësinë 6 zgjedhore, Bilall Kasami zhvilluan debat me të rinj dhe të reja në Tetovë dhe prezantuan programin për zhvillimin dhe progresin e të rinjve në vend.
Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arbren Taravari theksoi se rinia nuk është e ardhmja, Rinia është e Tashmja!
“Sot bashkë me Bilallin pata një diskutim të shkëlqyer me rininë që është kaq frymëzuese!
Rinia nuk është e ardhmja, Rinia është e Tashmja!”, njoftoi Tarvari në faqen e tij zyrtare në Facebook.