Smart News

Taravari: Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua, miqtë e mi po bëhen kurban i egoizmit politik të dy-tre vetave!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj koalicionit VLEN dhe mënyrës se si po funksionon qeverisja aktuale, të cilën ai e konsideron si më të keqen për shqiptarët në historinë e pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut.

“Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave!” – ka deklaruar Taravari.

Ai shtoi se ajo që po ndodh në këtë qeveri është katastrofale për interesin shqiptar:
“Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!”

Taravari ka lënë të kuptohet se kritikat e tij nuk janë personale, por të drejtuara ndaj një strukture politike që, sipas tij, po tradhton besimin e votuesve:
“Shumica e atyre njerëzve janë miqtë e mi, por sot po bëhen viktimë e një egoizmi të shëmtuar politik.”

Kjo deklaratë vjen në një moment të rritjes së kritikave ndaj koalicionit VLEN për mosrealizimin e premtimeve, mungesën e transparencës dhe, sipas opozitës, për bashkëpunimin nënshtrues me VMRO-DPMNE-në.

Me këtë qëndrim, lideri i ASH-së konfirmon distancimin e plotë nga qeveria aktuale dhe paralajmëron një ofensivë të re politike për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Exit mobile version