Taravari: Debreshi i Gostivarit bëhet me sallë madhështore sporti

e postuar më at 16:39
59 0

U lëshua në përdorim salla e sportit në shkollën “Faik Konica” fshatin Debresh. Pas afërsisht tre dekada pritje dhe ndërrimit të katër-pesë ministrave shqiptarë të arsimit, ky investim kapital u bë realitet vetëm sot.

E urojë për kontributin e dhënë bashkë-qytetarin tanë, zv.ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Arafat Shabani që me angazhimin e tij, bëri që punimet në këtë sallë sporti të përfundojnë.

Debreshi ka qenë dhe është në vëmendjen e Komunës së Gostivarit, ku kemi investuar në dhjetëra projekte në ifrastrukturën shkollore, ndërtaum terrenin e hapur sportiv, shumë rrugë asfaltuam, ndërtuan rrjet të ri kanalizimi, e rregulluam parkingje në bredi të fshatit. Të gjitha këto të realizuara brenda mandatit tonë prej 3 vjet e gjysëm.
#QeverisjeNdryshe
(Arben Taravari)

J X

nga kategoria