Smart News

Taravari: Çfarëdo që kërkoja, qoftë president apo kryeministër i parë shqiptar do ta pranonte BDI-ja – por unë e dëgjova zërin e qytetarët

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 ka zbuluar se gjatë negociatave me BDI-në, partia e integristëve ka qenë në gjendje t’ia pranojë çdo kërkesë të tij, përfshirë këtu edhe presidentin dhe kryeministrin e parë shqiptar.

“Unë më lehtë e kam pasur të shkoj me pozitën, me BDI-në sepse kemi pasur kemi pasur negociata dhe e kam thënë publikisht. Edhe me zotëri Ahmetin edhe me partitë opozitare. Personalisht e kisha shumë më lehtë. Çfarëdo që kërkoja, edhe kandidat për president ose edhe kryeministër i parë shqiptar, nëse do ta bëja atë kërkesë, do të realizohej. Edhe bartës liste ku të doja… Por nuk është kjo punë personale. Kjo është punë e vijës, trajektores historike e Aleancës për Shqiptarët. Ne nëse do të vendosim të shkonim me BDI-në, do të mund ta bindim edhe anëtarësinë, por unë ia dhashë shansin zërit të qytetarit, zërin e simpatizantit tonë se Aleanca nuk guxon ta bëjë atë që e bëri Besa në 2016-n dhe 2020-të. Ky është realiteti. Nuk mund t’i ikim dhe për herë të parë të gjitha partitë opozitare të bashkohen në një front”, tha Taravari.

Exit mobile version