Taravari bën bilancin e javës: Gjërat konkrete në 7 ditë

e postuar më at 10:17
16 0

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, bën bilancin e javës të punës. Në një postim në Facebook, kreu i komunës liston punët e kryera gjatë kësaj jave:

ÇFARË BËMË PËR KOMUNËN TONË – RAPORT JAVOR (06.12.2021 – 12.12.2021)

1. U instaluan 1000 metrat e para të kanalizimit nga 5000 të planifikuara në lagjen “Mllaki”;

2. Instalimin e linjës kryesore të ujësjellësit me projektin e KFW dhe SECO, kalimi i bulevardit në lagjen “Maleardi”;

3. Vazhdojnë pandërprerë punimet për ndërtimin e krahut të parë të ujësjellësit të ri, si dhe rezervuarit më të madh të ujit në kuadër te projektit SECO, me vëllim 5600 m3 në Zdunjë, nëpërmjet të cilit do të furnizohen vendbanimet Zdunjë, Debresh, Forinë, Çegran, Zona VII dhe VIII;

4. Gostivar, rekonstruim i kalimit rrugor të linjës hekurudhore ekzistuese;

5. Shkolla fillore “Përparimi” në fshatin Çegran, rregullimi i kulmit dhe rikonstruimi i tërësishëm i toaleteve;

6. Reçan – fasadimi i objektit të Shkollës Fillore “Liria”, dhe transformimi i ambientit të jashtëm;

7. Parku në afërsi të Komunës merr pamje të re: Travertin 600 m2, gjelbërim 1500 m2, ndriçim i ri, sistem vaditje modern, kandelabra;

8. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës për Autizëm – Mjetet e buxhetit për ndriçimin dekorativ të qytetit me rastin e festave të fundvitit, i ridestinojmë për këtë qendër.

T F

nga kategoria