Kemi anketet tona, gati çdo muaj si koalicon apo si parti bëjmë anketa dhe ato na nxjerrin bindshëm para BDI-së. Kështu tha sinte kreu i ASH-së dhe kandidati i VLEn për president, Arben Taravari në emisionin “On Time” në Tv Koha.
Ai tha se fitorja e koalicionit të partive politike shqiptare do të jetë shumë e madhe.
“BDI-së po i ndodh erozion i brendshë. Çdo ditë i ikin njerëz dhe bashkangjiten me ASH-në ose Lëvizjen Deemokratike. 9 majin Maqedonia do taa pres me një Qeveri të re e cila do të jetë shumë shpresdhënëse”, tha Taravari.
Ai tha se te opozita shqiptare ka garanca se do jenë bashkë edhe pas zgjedhjeve e kjo garancë, shtoi ai, është mundja e BDI-së.
Shtoi se pas zgjedhjeve parlamentare shumë njerëza nga BDI do ju baashkohen atyre dhe BDI do ta pësojë keq.