Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për presidenti i koalicionit VLEN, Arben Taravari në debatin presidencial tha se BDi dhe Bujari për 23 vite pushtet nuk ka propozuar asnjë Ligj për veting.
“Do të dëshiroja të pyes Bujarin pse deri sot për 23 vjet BDI që është në pushtet nuk ka miratuar ose propozuar ligj për veting”, tha Taravari.
Taravari po ashtu foli edhe për masat përkufizuese për personat që janë në lista të zeza.
“Pse ky propozim u ndal disi, ndërkohë keni disa anëtarë të partive, por edhe njerëz në listën e deputetëve në BDI të cilët janë në listat e zeza të shteteve, të cilat i konsiderojmë mike”, tha Taravari.
Kujtojmë se në listën e zezë të SHBA-ve, ndodhet Menduh Thaçi i cili koalicionoi me BDI-në, ndërsa kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko po ashtu ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve.