Smart News

Taravari: BDI-ja duhet të jetë opozitë konstruktive ashtu sikurse ke qenë Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari në intervistën e tij për “Click Plus” në lidhje me thirrjen e Artan Grubi që të bëhen bashkë, tha se deklarata e Grubit është a pakuptimtë.

“Nuk e kuptoj z. Grubin. Në qoftë se ka personalitet ose njeri që ka i ka polarizu shqiptarët, me SRMN, me fjalorin që e përdorte gjatë fushatës, ne përsëri kemi qenë shumë më të matur, si VLEN. Ai ka polarizu situatën deri aty që tash është problem që të ulemi bashkë”, tha Taravari.

Ai shtoi se në Marrëveshjen e Prespës, Aleanca për Shqiptarët ka qenë opozitë dhe ka përkrahur edhe pse në Qeveri ishte BDI me LSDM-në dhe të njëjtën duhet ta bëjë BDI-ja.

“Ata duhet ta ndjekin shembullin tonë, të jenë opozitë konstruktive. Aty ku do të duhet përkrahje, sidomos për ndryshimet kushtetuese dhe për fillimin e negociatave, duhet të jenë ashtu siç kanë deklaruar vazhdimisht”, tha Taravari.

Exit mobile version