Smart News

Taravari: Bashkimi i katër partive solli numrin e madh të votave

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, tha se votuesit janë bërë bashkë dhe sikur të kishin dal çdo parti politike veç e veç, secila do kishte marrë deri në 10-20 mijë vota. Ai tha se sinergjia e ka bërë të vetën dhe një numër i madh i qytetarëve kanë votuar për një opsion që do ta sjellë ndryshimin.
“Ne e bëmë mrekullinë, kurrë nuk ka ndodhur që krejt partitë opozitare të bashkohen. Ne atëherë si ASH, ishim në qeveri dhe sakrificën që ne e kemi bërë atëherë ishte e madhe, pasi dolëm nga qeveria dhe dy ministra u tërhoqën”, u shpreh Taravari.
Ai shtoi një numër i madh i kontratave u prishën, partia u nda në gjysmë, dhe krejt kjo sakrificë ishte për ta sjellë ndryshimin dhe për ta çuar në opozitë BDI-në.

 

Exit mobile version