Smart News

Taravari: Ballkani i Hapur, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

Që nga vitit 2019, kur u inicua procesi i Ballkanit të Hapur, në vazhdimësi kemi shprehur rezervat tona rreth kësaj nisme asimetrike, jo inkluzive dhe duplifikuese. Pikërisht për këto arsye, Ballkani i Hapur nuk mori as përkrahjen e vetë Bashkimit Evropian në emër të së cilit u nis.

Dëmet e nismës në bashkëpunimin rajonal si tërësi padyshim kanë tejkaluar benefitet individuale në tre vendet pjesëmarrëse. Në vend të rritjes së mirëbesimit dhe forcimit të frymës së bashëpunimit, ky projekt polarizoi edhe më tepër Ballkanin Perëndimor në një kohë tanimë të trazuar për rajonin dhe kontinentin.    

Andaj, përshëndesim tërheqjen e Shqipërisë nga kjo nismë dhe fokusimin e tërësishëm të qeverisë shqiptare në Procesin e Berlinit, si korniza e vetme për integrimin ekonomiko-politik të rajonit, zgjidhjen e pengesave të mbetura për arritjen e Tregut të përbashkët rajonal dhe rruga e vetme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Me daljen e Shqipërisë nga ky mekanizëm, vlerësojmë se Ballkani i Hapur është projekt i vdekur dhe se tani, tërë energjia e qeverisë së Maqedonisë së Veriut duhet t’i dedikohet zbatimit të planit të veprimit 2021-2024 të tregut të përbashkët rajonal, për të mirën e qytetarëve të vendit dhe të rajonit në një frymë evropiane dhe barazitare për sa u përket marrëdhënieve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Improvizimet dhe aventurat në kuadër të proceseve paralele, jo inkluzive dhe që çojnë drejt një Ballkani Perëndimor me dy shpejtësi kanë marrë fund.

Exit mobile version