Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se shpejti do të fillojë debati për pr/ligjin për përfaqësim të drejtë.
Sipas Taravarit, ligji do ta rregullojë shumë më mirë se “Balansuesi” çështjen e përfaqësimit të drejtë.
“Balansuesin të gjithë e kanë keqpërdorur, jo që ne kemi qenë për ta hequr “balansuesin”, por larg asaj. Por kemi qenë të vetëdishëm që është një mekanizëm, një instrument që keqpërdoret prej pushteteve. Shumë bukur e potencoj deputeti jonë Halil Snopçe, se prej kur përdoret ky mekanizëm, prej 2015 numri i shqiptarëve në administratë është rritur për vetëm 1.5% dhe para 2015 përqindja e shqiptarëve është rritur 7.5%, dmth gati pesë fish më shumë kur nuk ka patur balansues se sa kur ka balasues. E përsëris, nuk është ideja jonë që të tërhiqet, as në program nuk e kemi pasur. Jemi shumë krenar që së shpejti do ta përgatisim ligjin dhe besoj se ajo do të jetë zgjidhja afatgjate për këtë problem. Ekipet tona të parterëve të koalicionit javën e ardhshme ulen dhe për një afat të caktuar do ta nxjerrim në debat publik”, tha Taravari gjatë një interviste për gazetën LAJM.