Kushdo që na ofron të vazhdojmë në rrugën evropiane, këtu jemi. Nëse dikush e mohon, kërkon rishikime, marrëveshje të tjera… Ne nuk jemi për Bukureshtin 2008, por për vazhdimin e rrugës europiane, thotë kreu i ASH-së Arben Taravari për “Fokus”.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” thotë se ai dhe paraardhësi i tij Ziadin Sela koordinohen për çështje strategjike. Ai thotë se Aleanca për momentin po vepron e vetme, por nuk përjashton asnjë mundësi për koalicionimi, në varësi të kushteve dhe rrethanave. Sipas tij, ASh mund të jetë faktor përcaktues se çfarë kombinimi do të bëhet pas zgjedhjeve.