Smart News

Taravari: ASH e unifikuar, me BDI-në kemi dallime thelbësore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për Gazetën Lajmi në lidhje me dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Spitalit të Tetovës, Pëllumb Velës u shpres se Vela vazhdon të jetë pjesë e ASH-së edhe pas dorëheqjes.

“Vendimi i tij ka qenë të tërhiqet nga pozita e drejtorit dhe kryetarit të degës. As në degën e Tetovës as më pak në parti nuk ka përçarje. Në çdo parti ka njerëz që mendojnë ndryshe, të cilët kanë vizione pak më ndryshe, por ne arrijmë të mbajmë unitetin e partisë dhe vazhdojmë të unifikuar”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Kryetari i ASH-së , Arben Taravari theksoi se partia e tij mbetet e unifikuar, ndërsa bashkë me ish-kryetarin Ziadin Sela japin kontribut që të ketë sa më shumë unifikim në parti.

“Vazhdimisht është trajtuar tema për përçarje mes Selës dhe meje, por me plot përgjegjësi them se me Selën kemi marrdhënie korrekte, kemi komunikim të vazhdueshëm dhe mundohemi sa më shumë të japim kontributin tonë që ta mbajmë partinë tonë të unifikaur”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se egzistojnë dallime thelbësore mes Aleancës për Shqiptarët dhe Bashkimit Demokratik për Integrim edhe pse janë pjesë e shumicës.

https://fb.watch/lN39z_y7AL/?mibextid=5eVWNK

Exit mobile version