Taravari arrin edhe një koalicion në Gostivar, partia e romëve i bashkëngjitet fitores së ASH-së

e postuar më at 20:47
35 0

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka arritur të bëjë edhe një koalicion për në zgjedhjet e 31 tetorit.

Bëhet fjalë për partinë e romëve DSR e cila në rrethin e parë fitoi mbi 850 vota në Këshillin Komunal në Gostivar dhe tashmë ka siguruar një këshilltar në përbërjen e re.

Gjatë ditës së sotme, Taravari në konferencë për shtyp sqaroi se partia e tij do të mbështesë kandidatët e Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës dhe Zhelinës dhe pret që këtë mbështetje ta merr edhe Aleanca për Shqiptarët në komunat ku garon ASH kundrejt BDI-së.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit, kreu aktual i Komunës arriti 15.724 vota ose 49.70%, kundrejt kandidatit të BDI-së i cili fitoi vetëm 13.190 vota ose 41%.

nga kategoria