Categories: LajmePolitika

Taravari: Ali Ahmeti mbushi kupën, është koha për dorëheqje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një deklarate të publikuar në profilin e tij facebook ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Bashkimit Demolratik për Integrim, Ali Ahmeti nga jeta politike.

Taravari ka shkruar se karriera politike e Ahmetit është sa e gjatë aq edhe e errët dhe po i vije fundi.

“Kjo është një deklaratë që ka ardhur pas një analize të gjatë, e cila kërkon dorëheqjen e z.Ali Ahmeti nga jeta politike.
Kariera e tij në politikë është sa e gjatë po aq edhe e errët dhe është në fund por…nuk duhet lejuar që përpjekjet e tij të dëshpëruara për t’i shpëtuar drejtësisë, të ndikojnë sadopak në opinionin e gjerë sepse janë të rrezishme, turpëruese për kombin shqiptar i cili nuk meriton të identifikohet me një personazh të tillë aspak!

Nëse morali politik i z.Ahmeti do të funksiononte atëherë ai duhet të ishte dorëhequr prej kur kupola e partisë së tij përfundoi në arrati dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por është luks i tepruar të kërkosh ndërgjegje politike nga z.Ahmeti.

Në mungesë të ndjeshmërisë morale dhe parimore, ne kërkojmë që z.Ali Ahmeti të japë dorëheqjen e Padiskutueshme si një detyrim që ja ka Shqiptarëve dhe Popullit të këtij vendi për bëmat dhe gjëmat e tij.
Ja argumentet kryesorë që e bëjnë urgjente këtë dorëheqje:
1. Abuzim me pushtetin duke ndikuar në pasurimin e pandershëm të vetes dhe familjarëve të tij;
2. Mbajtja peng e popullit për dekada me formulën “me ne-punësohesh, kundra nesh-shkatërrohesh” ose mërgohesh;
3. Udhëheqës i një grupi politik që aktualisht është i akuzuar për krime të rënda koruptive;
4. Bashkëpunëtor i ngushtë me disa individë të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar;
5. Dëmtim dramatik i jetës së njerëzëve dhe sidomos Shqiptarëve…
Dhe kjo e fundit është një ndodhi e cila ka ndodhur këto ditët e fushatës në Kosovë. Kryeministri i saj z.Albin Kurti shkonte cep më cep për të folur për programin e partisë së tij me popullin, ndërkohë krejt befasues ishte fakti që po me aq vrull ishte i aktivizuar edhe z.Ahmeti.
Vetëm se ky I fundit i prezantonte njerëzit me thirrje të pajustifikueshme që mos ta votonin Kurtin!
Energjia e Ali Ahmetit dhe Jo vetëm ajo, që përdori në fushatën anti-Kurti dukej sikur vinte nga Vlada Srbije. Si një partner besnik i Vuçiçit ai pa asnjë skrupull, madje i insipiruar nga vetëm Zoti e di se çfarë motivesh, arriti sa ta krahasonte z.Kurti me diktatorë rus e bjellorus!
A ishte ky një naivitet politik i z.Ahmeti që të vinte në një tryezë një Kryeministër të ndershëm si z.Kurti me dy diktatorë njëri prej të cilit i ka kushtuar dëmin e luftës më të freskët Evropës?!
Nuk e dimë dhe as nuk duam ta dimë!
Ky qëndrim dhe këto ofeza janë të papranueshme, të pafalshme dhe të dënueshme!
Secili kandidat shqiptar për kryeministër, nuk mund të cilësohej me ato fjali me të cilat z.Ahmeti zgjodhi për të etiketuar z.Kurti i cili ishte Kryeministër i Kosovës në atë kohë!
Padituria e kombinuar me ligësinë e z.Ahmeti nuk mendonte se me deklarata të tilla cënonte sovranitetin e një shteti si Kosova dhe dinjitetin e të gjithë atyre Shqiptarëve që besojnë tek z.Kurti dhe ashtu si u pa e votuan dhe ai do të vazhdojë të udhëheq Kosovën.
Ndaj dorëheqja e Ahmetit është një veprim i vonuar po aq sa i domosdoshëm sepse ai nuk mund të sakrifikoj asnjë shqiptar më, për të mbrojtur veten nga gremina ku ka rënë!
As vet BDI-ja nuk meriton më të përfaqësohet nga një njeri i tillë I cili ka hesape të gjata me drejtésinë dhe problem të përjetshëm me Historinë!
Ky njeri që na dinte për dele, që për 23 vjet u pasurua në kurriz të Popullit, tani duhet të kuptojë se ai mund të jetë bari por ne nuk jemi dele!
Jep dorëheqjen!
Je non grata për shqiptarët!
Ne nuk jemi ti!
Nëse do të perifrazoja Viktor Hygonë do të thoja se: Kur ligësia e një politikani ndaj një Populli është fakt Dorëheqja e tij është Hak!

Lamtumirë Ali!” – ka shkruar Taravari.

Admin01

Recent Posts

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

2 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

2 hours ago

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

3 hours ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

4 hours ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

4 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

4 hours ago