Aleancës për Shqiptarët i bashkangjitet doktor Muhamed Memeti nga Kumanova, thuhet në njoftimin e krytarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në faqen e toj zyrtare në facebook.
Njoftimi i plotë:
“Mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët, Dr. Muhamed Memeti.
Nga sot kemi kënaqësin t’ju kemi pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.
Muhamed Memedi i diplomuar në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, nga viti 2008- 2010 i punësuar si mjek në qendrën emergjente pranë spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, dhe pastaj nga 2011 deri në vitin 2022 i punësuar në shtëpine e shëndetit Likovë, ku gjat dy viteve ishte edhe kryeshef i shtepisë se shëndetit në periudhën më të rëndë gjatë pandemisë COVID 19, ndërsa prej vitit 2022 ndjek specializimin në fushën e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive pranë qendrës klinike univerzitare “Nënë Tereza” në Shkup.
Bashkërisjt çdo ditë më afër Ndryshimit!
Ia VLEN!”, ka përfunduar njoftimin e tij kreu i ASH-së, Taravari.