Smart News

Taravari : Aleanca për Shqiptarët ka marrë vendime të pavarura dhe nuk ka ndikuar askush tjetër në këtë proces.

Në një intervistë për portalin Nacionale të Kosovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka marrë vendime të pavarura dhe se nuk ka ndikuar askush tjetër në këtë proces.

“Nuk e di pse është krijuar perceptimi se ne vendimet e Aleancës për Shqiptarët ka gjithmonë një palë tjetër që vendos! Ndoshta për shkak të një politike konspirative e plot drama e hamendësime që janë mësuar të bëjnë veçanërisht ballkanasit. Jo! Vendimi për të dalë nga Qeveria ishte vendim unanim i organeve partiake të cilat janë sovrane dhe të pavarura”, tha Taravari.

Exit mobile version