Categories: LajmePolitika

Taravari: Aleanca është alternativa që shqiptarët e shohin si parti që duhet të zëvendësojë BDI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) – Dr. Arben Taravari në intervistë për CIVIL Media, ka folur për aktualitetin politik në vend. Ai thotë se në situatën në të cilën ndodhet aktualisht shteti, një aventurë e re politike si ajo e vitit 2021 do të ishte e dëmshme për të siguruar një shumicë të re parlamentare me opozitaren VMRO-DPMNE dhe “Levicën”.

“Në këtë situatë, pas pushtimit rus, mendoj se është e dëmshme për vendin, do të gjendeshim në një situatë të re krize, mendoj se Maqedonia nuk ka nevojë për situatë krize për momentin, sepse janë në procedurë ndryshimet kushtetuese. Presim që propozimi i Qeverisë të shkojë në Kuvend, dhe pasatj të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian”, thotë Taravari në intervistë.

Ai ka theksuar se ASH si parti politike ka vazhduar të ketë qëndrime herë të kundërta, herë të njëjta me partinë rivale BDI, mirëpo, siç thekson Taravari, Aleanca për Shqiptarët është alternativa që shqiptarët e shohin si parti që duhet të zëvendësojë BDI.

“Synimi ynë në formimin e partisë dhe ngritjen e partisë ishte që pas 20 vitesh të ketë ndryshime në bllokun shqiptar që të vijë një brez i ri politikanësh. Aleanca për Shqiptarët ishte pikërisht kjo dhe në zgjedhjet e 2020-ës ishim shumë afër BDI-së, mendoj se po të mos ishte pandemia dhe zgjedhjet do të mbaheshin më 12 prill, kur më shumë mërgimtar kishin rezervuar biletat për të ardhur e për të votuar, dhe numri ishte diku midis dhjetë dhe njëzet mijë, mendoj se ndryshimi do të kishte ndodhur te shqiptarët, megjithatë, tani jemi në këtë situatë”, theksoi Taravari.

Në anën tjetër, ndërprerja e paralajmëruar e komunikimit mes liderit të opozitës Hristijan Mickoski dhe pushtetit është shumë e ngurtë dhe jopolitike për Taravarin.

“Gjithmonë duhet të ketë komunikim ndërmjet palëve të interesuara, palëve kryesore politike, pra partive politike, dhe ai komunikim duhet të mbahet dhe ai qëndrim që jo, unë nuk do të komunikoj me partitë nga mazhoranca qeverisëse, mendoj se nuk është as i logjikshëm, as konstruktiv”, theksoi Taravari.

Destan Jonuzi

Intervistae plotë: https://youtu.be/rQpPEWGKooE

admin2 admin2

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

11 minutes ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

35 minutes ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

48 minutes ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

1 hour ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

2 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

2 hours ago