Takohen Lumir Abixhiku e Vjosa Osmani pritet vendimi për presidentin

e postuar më at 13:58
93 0

Mediat raportojnë se gjatë ditës së shtunë janë takuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth çështjes së pjesëmarrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e zgjedhjes së kësaj të fundit.

Mësohet se takimi ka kaluar në një frymë të mirë dhe shumë pozitive.

Pritet që të hënën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vendos përfundimisht për çështjen e presidentes.
Burime, brenda këtij subjekti kanë bërë të ditur se tashmë ekziston një frymë e përgjithshme Vjosa Osmani t’i krijohet kuorumi.

Abdixhiku e Osmani janë takuar edhe ditë më parë. Pas takimit, kryetari i LDK-së u shpreh se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv.

Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.

J X

nga kategoria