Smart News

Takim i Zv.ministres Elfete Ismaili me atasheun ushtarak të Kroacisë, Stjepan Domjançiq: Bashkëpunimi bilateral i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të dy ushtrive si pjesë e NATO-s

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministrja Elfete Ismaili priti në takim atasheun ushtarak të Republikës së Kroacisë, Stjepan Domjançiq.

Gjatë këtij takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, sidomos në sferën e mbrojtjes. Si vende aleate bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të dy ushtrive si pjesë e NATO-s” edhe në të ardhmen do të kontribuojnë në mënyrë aktive në nisma rajonale që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë rajonin.

“Sot realizova një takim me atasheun ushtarak të Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Domjançiq.

Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona, sidomos në sferën e mbrojtjes. Ne si vende aleate edhe në të ardhmen do të kontribuojmë në mënyrë aktive në nisma rajonale që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë rajonin.

Poashtu vlerësuam se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të dy ushtrive tona si pjesë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Zv.ministres Ismaili.

Exit mobile version