Smart News

Takim i ngrohtë sot mes Liderit te ASH-së Arben Taravarit dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 

Sot, në ambientet e One Stop Shop në Shkup, u zhvillua një takim i ngrohtë dhe përplot mirëkuptim mes Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Mes mikpritjes dhe frymës bashkëpunuese
u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve vëllazërore ndërmjet shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Arben Taravari theksoi se Qeveria VLEN, në vetëm 9 muaj, ka realizuar më shumë sesa qeveritë e mëparshme për vite me radhë.
Nga hapja e One Stop Shop-it, te decentralizimi dhe transparenca, ndryshimi ka nisur.
Kurti vlerësoi angazhimin dhe vizionin e ri të Qeverisë së re në Shkup.

Takime si ky forcojnë besimin dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.

Exit mobile version