Smart News

Taipi: Diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve nuk luftohet me zëvendësime!

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi ka theksuar se diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve nuk luftohet me zëvendësime.

Duhet politika konkrete dhe vizion për punësim!
Qeveria aktuale VMRO–VLEN, për fat të keq, nuk po jep sinjale të vërteta për zgjidhjen e papunësisë në mesin e shqiptarëve. Pavarësisht retorikës politike, realiteti në terren flet ndryshe.
Prej muajsh, koalicioni VLEN është fokusuar thuajse tërësisht në zëvendësimin e vendeve të mbetura bosh pas largimit të kuadrove shqiptarë të ASH-së. Por ky proces nuk është punësim i ri, por riciklim i një kuote ekzistuese, që nuk ndikon në mënyrë domethënëse në uljen e papunësisë.
Të dhënat nga terreni flasin shumë qartë:
-> Shqiptarët nuk arrijnë as 10% të punësimeve të reja në institucionet publike.
-> Në shumë sektorë, punësimet e reja për shqiptarët janë ende zero.
Papunësia kërkon politikë të qartë ekonomike:
Politika fiskale aktive, Mbështetje për biznesin shqiptar, Investim në kapitalin njerëzor, Politikë monetare mbështetëse dhe garanci shtetërore për projekte që gjenerojnë punësime në komunat shqiptare me shkallë të lartë të papunësisë.
VLEN vazhdon me mashtrime!
Mjaft më me retorik boshe!

Exit mobile version