Spitali për Fëmijë “Kozle”, rritet numri i fëmijëve të prekur me Kovid-19

e postuar më at 21:37
98 0

Të dhënat e tremujorit të fundit flasin se është rritur numri i fëmijëve të prekur me Kovid-19. Drejtori i Spitalit për Fëmijë “Kozle”, Besik Zeqiri, thotë se nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të kontrolluar dhe të trajtuar në spital, një e katërta e tyre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre kanë pasur edhe simptoma pas shërimit.

“Më shumë fëmijë janë të moshës nga 7 deri në 12 vjet. Ata janë grupi më i madh. Më herët kishin vetëm simptoma në organet e sipërme respiratore, ndërsa tani kemi edhe në pjesën e poshtme të organeve respiratore me Kovid simptoma. Po ashtu kemi edhe me probleme shëndetësore pos tejkalimit të infektimit me Kovid-19, si dhe me probleme në traktin gastrointestinal.”,- deklaroi drejtori i Spitalit për Fëmijë “Kozle”, Besnik Zeqiri.

Përveç rasteve me Kovid është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë probleme shëndetësore me alergjinë. Por, drejtori i spitalit thotë se megjithëse edhe fëmijët me Kovid edhe ato me probleme tjera shëndetësore trajtohen në të njëjtin objekt, nuk duhet t’i shqetësojë prindërit, pasi janë marrl masa mbrojtëse.

“Në spital është definuar zona e gjelbër dhe zona e kuqe dhe po përpiqemi të vendosim rend edhe me personelin edhe me prindërit, përkatësisht në zonat e gjelbra dhe të kuqe realizojnë kontrolle ekipe të ndryshme të mjekëve dhe kuadrit ndihmës.”,- u shpreh drejtori i Spitalit për Fëmijë “Kozle”, Besik Zeqiri.

Për të pasur ndarje fizike mes pacientëve me Kovid dhe atyre me probleme tjera shëndetësore janë caktuar hapësira të reja për kontrollim në ambulancë. Spitali “Kozle” prej vitit të ri është qendër Kovid për trajtimin e fëmijëve. /Tvm2

nga kategoria