Katër vjet më parë humbi nënën në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Mumin Ismaili nga Nerashti, i cili natën e kobshme ishte vet prezent në hapësirat e këtij spitali, sot kërkon drejtësi. Thotë se besimi në drejtësinë është pothuajse zero.
“Neve na bëjnë përkujtimore për viktimat, por nuk bëjnë gjë për zgjidhjen e rastit që drejtësia të del në vend dhe të dënohen fajtorët. Sot po bëhen katër vite nga rasti, por për ne nuk pati në këtë shtet. Më e rëndësishme për ne do ishte shërimi i plagës më të madhe tonës, që të ishin dënuar ata që duhet, e përshëndesim Ministrin për përkujtimoren që bën, por ne e duam drejtësinë në këtë shtet ku drejtësi asnjëherë nuk pati. Me rastin e kocanit u hapën ca dyer për modularin, por u mbyllën shpejtë. Ndërmorën gjoja se diçka por asgjë s’u bë. Më habit fakti se për kocanin u bë dhe pati arrestime, ndërsa për modularin asnjë përgjegjësi aspak, përveç që dha dorëheqje zëvendës ministri i asaj kohe dhe lënda mbeti”, tha Mumin Ismaili, Familjar.
Pas insistimit të familjarëve të 14 viktimave të spitalit modular, komuna e Tetovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, nisën ndërtimin e parkut memorial
Kështu do të duket parku memoraial, këtu në qytetin e Tetovës, apo tek vendi ku humbën jetët 14 persona, sot e katër vite më parë. Disa familjarë, shprehen falënderues për këtë park memorial në shenjë ndërrimi për familjarët që humbën jetët këtu, por shprehen se ende më falenderues do të ishin, sikur Qeveria dhe organet e drejtësisë të çonin drejtësinë në vend dhe katër vite më vonë, të hapje një lëndë për atë se çka ndodhi në Spitalin Modular të Tetovës./Alsat.mk