Spasovski realizon takim me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq

e postuar më at 19:09
123 0

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot kishte takim me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në të cilin ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes të dyja vendeve, si dhe gatishmëria që ai të thellohet edhe më shumë, njoftuan nga MPB-ja.

Ishte potencuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të të dyja vendeve, për çka dëshmon edhe fakti se vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekulloviq ishte pikërisht në MPB. Themel i bashkëpunimit të policisë mes ministrive të Punëve të Brendshme të të dyja vendeve janë një varg marrëveshjesh të lidhura mes të dyja ministrive.

Ministri Spasovski potencoi se lufta me krimin e organizuar, terrorizmin, emigrimin ilegal, tregtinë me njerëz dhe krimi kibernetik janë sfera në të cilat nevojitet bashkëpunim i përbashkët dhe shkëmbim i informacioneve dhe përvojave mes vendeve të rajonit, ndërsa pikërisht bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi është shembull për bashkëpunim të suksesshëm të vendeve të cilat nuk kanë asnjë problem të hapur.

Nënkryetari Abazoviq e potencoi gatishmërinë e Malit të Zi që t’i vendos në dispozicion të Maqedonisë së Veriut kapacitetet në pjesën e zbatimit të obligimeve në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 dhe njohuritë dhe përvojat profesionale gjatë procesit të negociatave me BE-në. Veçanërisht shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave rreth luftës me krimin e organizuar do të sjellin përfitime për të dyja vendet të cilat kanë qëllim të qartë që të sigurojnë të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre. Nënkryetari Abazoviq i dërgoi ftesë ministrit Spasovski që sa më shpejtë ta vizitojë Malin e Zi, thuhet në kumtesën e MPB-së.

nga kategoria