Spasovski: Pas takimi të nesërm do të dalim me një propozim zgjidhje për ligjin për nënshtetësi

e postuar më at 12:07
175 0

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për media, deklaroi se në takimin e nesërm që do të mbahet me kryeministrin, Zoran Zaev dhe kryetarët e partive opozitare shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, pritet që të ofrohet një propozim për ligjin për nënshtetësi. Ai tha se së bashku me kryeministrin kanë analizuar se cila mund të jetë zgjidhje e kësaj çështje, por Spasovski tha se nuk mund të jep më tepër detaje para mbajtjes së takimit, transmeton Portalb.mk.

“Nesër do të marrim pjesë në takim. Së bashku me kryeministrin e analizojmë gjendjen, kemi analizë të detajuar në pjesën se cilat janë problemet në marrjen e nënshtetësisë, cilat mund të jenë zgjidhjet, vetëm do të them se ato nuk mund të dalin jashtë praktikës ndërkombëtare dhe asaj që janë normativa të shtetit. Nuk do të doja të them asgjë shtesë momentalisht, sepse mendoj se nuk do të ishte e përgjegjshme nga ana ime që para takimit të paralajmërojmë çfarë do qoftë as të japim zgjedhje. Nesër do të bisedojmë dhe nga ai takim do të dalim me një propozim zgjidhje, që do të ishte në kuadër të kompetencave kushtetuese, procedurave ligjore dhe praktikës ndërkombëtare”, deklaroi Spasovski.

Ministri i Brendshëm nuk ka numra të sakta se sa persona nuk kanë nënshtetësi, por vlerëson se ai numër nuk është i madh.

“Kemi bërë analizat tona në bazë të informatave që i kemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Njëra grup ishte rreth 800 persona të cilët nuk kanë asnjë dokument ndërsa ndodhen në territorin e Maqedonisë së Veriut apo të ashtuquajtur fantom, për këtë veç më është tejkaluar problemi për regjistrim në librin amë dhe për marrjen e të gjitha të drejtave tona që dalin që të mund t’i realizojnë të drejtat si qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Kemi analiza në segmentin tjetër. Ajo nuk do të thotë se janë disa numra të saktë. Do të duhet kur të fillojë procesi i ndryshimit të ligjit, nëse për këtë ka nevojë, të vijmë deri numri i saktë përmes paraqitjeve të caktuara. Megjithatë, mendoj se ai nuk është ndonjë numër i madh i atyre të cilët nuk kanë nënshtetësi ndërsa ndodhen në territorin e shtetit”, tha Spasovski.

 

 

J X

nga kategoria

pg slot