Spasovski: Më mirë një kohë më të shkurtë me masa kufizuese se mbingarkim i sistemit shëndetësor

e postuar më at 09/03/2021
76 0

Më mirë një kohë të kemi masa restriktive, sesa mbingarkim të sistemit shëndetësor, deklaroi sot ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.

Në lidhje me propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse për vendosjen e orës policore, propozim të cilin sot Qeveria do ta vlerësojë në mbledhje, Spasovski tha se masat restriktive janë kufizuese, por të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

– Vendimet të cilat duhet të sillen, askush nuk i dëshiron, mirëpo ato janë rezultat i sjelljes së të gjithë neve. Nëse nuk i respektojmë rekomandimet, nëse nuk mbajmë maskë mbrojtëse, nëse tubohemi në grupe dhe organizojmë raste që me siguri nënkuptojnë përhapje të virusit, atëherë shteti duhet të reagojë”, tha Spasovski në deklaratën për media të dhënë gjatë promovimit të Qendrës për trajnim për ndihmën e parë në Shkup.

Nuk deshi të paragjykojë për vendimin final që do të sillet në mbledhjen e sotme të Qeverisë dhe si do të realizohet nëse sillet ai vendim, por apeloi për respektim të vazhdueshëm të rekomandimeve./smartNews/

nga kategoria