Spasovski: Me ligj do ua ndalojmë policëve të anëtarësohen në parti politike

e postuar më at 11:12
68 0

Vetingu është zbatuar tërësisht në Agjencinë për siguri kombëtare, kurse procesi vazhdon në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, deklaroi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, në intervistën e tij te emisioni “Stadion” në “Kanal 77”.
Njëkohësisht, Spasovski paralajmëroi se pjesëtarët e MPB-së së shpejti nuk do të mund të jenë anëtarë të partive politike.
“Kemi bë një sërë ndryshimesh ligjore që do të jenë në procedurë qeveritare dhe parlamentare, para së gjithash depolitizim të policisë: pjesëtarët e policisë nuk do të mund të jenë anëtarë të partive dhe nuk do të mund të jenë në trupat udhëheqëse të partive”, tha Spasovski.

Ai theksoi se udhëheqësia aktuale e ka përforcuar kontrollin e brendshëm dhe me një element shtesë, e ai është formimi i sektorit të veçantë te Avokati i Popullit që t’i verifikojë rastet me veprim të tepruar të policisë, por edhe sektor të veçantë në Prokurorinë për krim të organizuar, që poashtu mund të hetojë raste te shkeljes së kompetencave nga ana e policisë.
“E gjithë kjo paraqet kontroll të jashtëm ndaj punës së policisë”, theksoi Spasovski.

nga kategoria