Spasovski: Janë lëshuar 215 pasaporta me identitet të huaj

e postuar më at 19:21
66 0

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një dalje për media dha detaje në lidhje me aksionin. Ai tha se janë lëshuar 215 pasaporta me identitet të huaj. Spasovski tha se nëpunësit policor e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë duke përdorur identitetin e dikujt tjetër. Mes tjerash, ai shtoi se ky aksion ka filluar që nga viti 2019.

“Ato kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë duke keqpërdorur identitetin e dikujt. Pas informacioneve dhe planeve të ndryshme operative që kemi ndërmarrë në fillim të vitit 2019”, tha Spasovski.

nga kategoria