Spanja merr pikët e plota, Kosova tregon ‘shpirtin’ e saj luftarak

e postuar më at 22:16
81 0

Spanja ka arritur të arkëtojë pikë të plota ndaj Kosovës, duke fituar me rezultat 3-1.

Spanja dominoi gjithë pjesën e parë sikurse në posedimin e topit, ashtu edhe në krijimin e rasteve, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 14-të, Dani Olmo arriti që të shënojë një gol mjaftë të mirë pas asistimit të Jordi Alba.

Vetëm dy minuta më pas, sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për kombëtaren e Spanjës.

Besar Halimi shënoi golin më të mirë në këtë ndeshje në minutën e 70-të, kur edhe Unai Simon bëri një gabim.

Gerard Moreno i dha epilogun përfundimtar ndeshjes duke shënuar gol pas një goditje nga këndi në minutën e 75-të

Kjo ndeshje u zhvillua në “La Curtaja” të Sevillës, ku edhe Spanja mori tre pikë të plota.

nga kategoria