Sot seanca për regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor

e postuar më at 07:15
102 0

Për sot është caktuar seanca e Komisioni juridik-ligjvënës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në të cilën duhet të shqyrtohet Ligji për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë ditës së djeshme, pasi të marrë raportin e Komisionit, do të caktojë seancën plenare për të dy ligjet, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare nuk ka ndryshuar qëndrim, është kundër miratimit të këtij ligji, pasi nuk duan shtyrje të regjistrimit. ASH-AAA kishin propozuar edhe amendamente kundër shtyrjes së regjistrimit, por të njëjtat u refuzuan në seancën e Komisionit për çështje evropiane.

Kundër shtyrjes së regjistrimit janë deklaruar edhe deputetë të shumicës parlamentare. Fjala është me deputetin e BDI-së, Izet Mexhiti.

Ndërkohë, në seancë pritet të kalojë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, pasi për këtë ka dakordim paraprak nga të gjitha partitë.

Ndryshimet në ligjin për regjistrim parashohin që Regjistrimi i popullsisë rezidente, në vend se në muajin prill, të mbahet në shtator. Ndërkohë që vetëregjistrimi i diasporës nuk do të ndërpritet dhe do të vazhdojë deri në fund të shtatorit.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor parashohin shtyrje të zgjedhjeve lokale, nga muaji shtator të mbahen në tetor./TV21

J X

nga kategoria