Sot protesta për rastin “Monstra”

e postuar më at 09:36
80 0

Sot në ora 14:00, në Shkup do të mbahet protestë kundër aktgjykimit të rastit “Monstra” dhe rasteve tjera “të montuara”. Protesta do të fillojë nga parku i Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Unë, Bedri Ajdari, i ftoj të gjithë qytetarë të dalim të protestojmë masovikisht ditën e Premte me 02 Prill 2021, në ora 14:00 për të treguar seriozitet se nuk do t’i tolerojmë dënimet Drakonike për njerëz të pafajshëm si dhe dënimet selektive dhe me standarde të dyfishta!” tha kryetari i Këshillit Organizativ për protestat kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari.

Ajdari gjithashtu bëri porosi që të protestohet qetë dhe duke i respektuar masat anti-kovid.

Protesta e fundit u mbajt më 26 shkurt, ndërkaq policia atë ditë, vendosi kordonë policore te QT “Mavrovasja”, për çka dhe protestuesit e revoltuar u përleshën me policinë. Për këtë, 3 persona janë dënuar me nga një vit burg, ndërkaq njëri me 8 muaj burg. Proces gjyqësor po zhvillohet edhe për 4 persona të tjerë, nën akuzën se kanë marrë pjesë në “turmë e cila do të kryejë vepër penale”.

nga kategoria