Sot pritet të nis vaksinimi masiv kundër COVID-19

e postuar më at 07:06
78 0

Në sallën “Boris Trajkovski” sot pritet të nis vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Për sot është paraparë vaksinimi i 3000 qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V, transmeton Alsat.

Në këtë fazë do të vaksinohen personat që bëjnë pjesë në profesionet e rrezikuara ga sëmundja Covid-19- të punësuar në MPB, në Armatë, gazetarë, vozitës të autobusit, zjarrfikës, të punësuara në çerdhe, të punësuar në pika pagesore, etj.

Sipas planit, imunizimi me 20 mijë vaksina Sputnik V, të cilat janë donacion nga Serbia, do të relizohet në 48 pika të vaksinimit.

Puna e ersonelit mjekësorë në sallën “Boris Trajkovski” do të organizohen dy turne me nga 20 infermiere dhe dy mjekë.

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vendin tonë ka nisur me 16 shkurt, me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Deri më tani janë vaksinuar 7005 punonjës shëndetësorë.

Mbi 4000 kanë pranuar vaksinën e kompanisë Pfizer. Besohet se rreth 10 mijë qytetarë tanë kanë shfrytëzuar mundësinë për t`u vaksinuar në Serbi.

J X

nga kategoria

Parashikimi i motit

Posted by - 10/04/2021 0
ë mëngjes moti do jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë…

Parashikimi i motit

Posted by - 18/03/2021 0
Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira mesatare, të përkohshme. Gjatë ditës në male dhe në disa vende…