Sot në Shkup mbahet marshi i 8 Marsit për të drejtat e grave

71 0

Me rast të Ditës ndërkombëtare të gruas, sot me fillim në ora 15:00, para Ministrisë për punë të brendshme do të fillojë Marshi i pestë për të drejtat e grave e organizuar nga Platforma për barazi gjinore.

Do të marshohet nën sloganin “Shteti që nuk vepron është shtet që përdhunon” me të cilën organizuesit thonë se dëshirojnë të përcjellin porosinë se gratë nuk mund të konsiderohen të lira derisa vazhdojnë luftën për të drejtat e punëtorëve, dinjitet dhe respekt dhe derisa vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës dhe diskriminit sistematik.

Marshi është përkrahës edhe për viktimat e grupit kriminal “Dhoma publike” të cilët janë viktima të dhunës gjinore. Siç thonë organizuesit, ata marshojnë për të rikujtuar institucionet, MPB-në dhe Prokurorinë publike se nuk do të ndalen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Paraprakisht, Platforma për barazi gjinore dërgoi kërkesë dhe apel që t’i lirojnë punëtoret nga obligimet e punës më 8 mars prej oraës 14 deri më 17, me qëllim të mundësimit të pjesëmarrjes së tyre në këtë marsh./SmartNews/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria