Sot mbahet mbledhja e Komisionit pë sëmundje ngjitëse, do të analizohet nëse ka nevojë për masa të reja restriktive

e postuar më at 09:35
98 0

Në ora 11 është caktuar pres-konferenca online e ministrit të shëndetësisë Filipçe, kur pritet që ti kumtojë rekomandimet e reja të mundshme nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Rekomandim për restrikcione të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19 është një nga rezultatet e pritura të takimit të sotëm të Komisionit, duke pasur parasysh gjendjen e përkeqësuar epidemiologjike në vend.

Në pres-konferencën e ministrit Filipçe pritet të jepen vlerësimet e Komisionit për atë se a ka nevojë për vendosjen e masave më të ashpra restriktive krahas orës policore veçmë të vendosur nga ora 22 deri në ora 5.

“Në takim do të analizohen trendet dhe incidencat nëpër rajone, si dhe numri i të hospitalizuarve. Për momentin nuk mund të tregoj nëse do të kemi rekomandim të ri për Qeverinë”, deklaroi dje Filipçe.

Në ndërkohë, komuna të caktuara e alarmojnë Qeverinë me kërkesa për zgjatje të orës policore.

Brengosëse janë edhe të dhënat se gjatë dy javëve të fundit koronavirusi përhapet shumë shpejt edhe mes popullatës së moshës më të re në vend, gjegjësisht te fëmijët deri më nëntë vjeç.

Sipas analizës së ISHP në periudhën nga 1 deri më 7 mars, numri i fëmijëve deri më 9 vjeç të infektuar me Covid-19 është rritur për 104 raste, ndërsa në periudhën 8 deri më 15 mars për grupmoshën e njejtë numri është rritur për 116.

nga kategoria