Sot kryetari komunës së Gostivarit dhe njëkohësisht sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari  në Gostivar priti deputetin e zgjedhur të  Lëvizja VETËVENDOSJE! , z. Mefail Bajqinovci .

e postuar më at 14:29
48 0

Gjatë vizitës së Bajqinovcit është biseduar për afrim dhe bashkëpunim më të shtuar në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe Gostivarit si dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

“Një vizitë e ngrohtë vëllazërore në qytetin e Gostivarit. Thonë se miku të pret mirë – e këtë thënie që i shkon shumë për shtat edhe legjendës për Gostivarin e bukur, ma dhuroi i pari i këtij qyteti, miku im shumë i nderuar, Arben Taravari.
Ky qytet kishte ndryshuar shumë me udhëheqjen e Arbenit, i cili padyshim gëzon respekt nga bashkëqytetarët e tij e cila u dëshua gjatë vizitës që i bëmë qytetit.
Urojë vizitat tona të jenë më të shpeshta e kthyese me qëllim afrimin dhe bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të Kosovës e Gostivarit dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.”, shkruan Bajqinovci për vizitën e tij në Gostivar. /SmartNewsTV/

nga kategoria