“Sot, emri i Republikës sonë u lartësua edhe më shumë”, Osmani uron dy kadetët e Kosovës që diplomuan në Britani

e postuar më at 14:03
62 0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndjehet krenare pasi dy kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilirianë Bunjaku dhe Ardit Deliu kanë diplomuar nga Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani.

Osmani thotë se Bunjaku u nderua me nderin më të lartë, me çmimin “Shpata Internacionale”, që jepet për kadetin më të mirë ndërkombëtar. Sipas saj, kjo është dëshmi e përformancës së saj superiore në të gjitha fushat.

“Sot, emri i Republikës sonë u lartësua edhe më shumë. Këta vajza dhe djem po i dëshmojnë të gjithë botës që puna, zelli e përkushtimi shpërblehen gjithmonë. Këta të rinj po na e zbardhin fytyrën e po e ngrisin shtetin tonë në piedestal.

Vajzat e djemtë e Forcës tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre. Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt. Ata janë një nga shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen gjithmonë.

Urime Kadet Bunjaku dhe Kadet Deliu – në rrugëtimin tuaj ushtarak, qofshi gjithmonë faqebardhë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

nga kategoria