Categories: Politika

Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë

Sot është dita e fundit e fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të presidencialeve, që do të mbahen më 8 maj.

Në këtë ditë të fundit partitë mbajnë tubimet dhe prezantimet e fundit.

VLEN sonte në Tetovë do të mbajë tubimin përmbyllës në sheshin “Iliria” me fillim prej orës 20:00.

Kandidati për president Stevo Pendarovski dhe koalicioni i partive të LSDM sot do të mbajnë tubimin përmbyllës në Shkup. E majta sot në mesditë do të përmbyll fushatën në Shkup.

Fushata për zgjedhjet presidenciale ka nisur menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve, ndërsa fushata njëzet ditore për zgjedhjet parlamentare ka nisur me 18 prill. Në mesnatë nis heshtja para zgjedhjeve, e cila përfundon me mbylljen e qendrave të votimit më 8 maj në orën 19:00.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, votuesit do të mund të zgjedhin mes dy kandidatëve për president: Gordana Siljanovska Davkovës, të mbështetur nga VMRO-DPMNE, e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit fitoi 363.085 vota dhe Stevo Pendarovskit, i cili mori 180.499 vota.

Në zgjedhjet parlamentare, votuesit do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve. Lista e kandidatëve për deputetë ka Koalicioni për Ardhmë Evropiane të udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE, Koalicioni Trimat për Maqedoninë i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i BDI-së, partia politike e Majtë, Koalicioni. nga blloku opozitar shqiptar “Vredi”, partia politike Lëvizja E DI – Për Maqedoninë tonë, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkupi, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranistët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, Desna , Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve. Vendi është i ndarë në gjashtë zona zgjedhore dhe disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa prej zonave.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës. Diferenca në vota është 1033, përgjithësisht për shkak të moshës madhore të qytetarëve.

Admin01

Recent Posts

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI…

3 hours ago

ASH: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual…

5 hours ago

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në…

5 hours ago

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çairi ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur…

7 hours ago

Limani: Prioriteti ynë kryesor është Gostivari me infrastrukturë moderne dhe funksionale

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Gostivarit, Valbon…

8 hours ago

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

17 hours ago