Sot bëhet prezantimi i rezultateve të mbështetjes së BE-së në menaxhimin e financave publike

73 0

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir dhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop do t’i prezantojnë sot rezultatet e mbështetjes së BE-së në fushën e financave publike, të siguruara në formën e tuining-partneritetit me Holandën, Kroacinë, Bullgarinë dhe Letoninë për të forcuar sistemin kombëtar të menaxhimit të financave publike.

“Mbështetja e përgjithshme nga Bashkimi Evropian e siguruar për Qeverinë për zbatimin e reformave në sektorin e financave publike është 35 milionë euro. Një sistem efikas dhe transparent i financave publike mundëson menaxhim më të përgjegjshëm të fondeve publike dhe zvogëlon rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit. Situata aktuale ekonomike dhe vështirësitë fiskale të paraqitura nga pandemia paraqesin sfida shtesë, por BE-ja vazhdon të sigurojë mbështetje për të krijuar përgjegjësi më të madhe”, thuhet në kumtesën e Delegacionit të Unionit në Shkup.

Tuining-projekti i financuar nga BE-ja “Përforcimi i funksioneve të planifikimit buxhetor, zbatimi i kontrollit të brendshëm” e ka ndihmuar Ministrinë e Financave në procesin e reformimit të sistemit të financave publike.

“Katër përbërësit kryesorë të këtij projekti të financuar nga BE-ja përfshijnë: menaxhimin dhe kontrollin e Buxhetit, zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar dhe inspektimin financiar, përmirësimin e sistemit për furnizime publike dhe masat për luftë kundër mashtrimit”, shtohet në kumtesë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria