Menjëherë pas shpalljes së kandidaturave për president shteti dhe prezantimit të platformave politike, mediat shqiptare filluan me sondazhe se cili kandidat shqiptar do të mbledhë më shumë vota në zgjedhjet presidenciale.
Pas sondazhit të prestigjiozes INA ku fitues u shpall kandidati i VLAN, Arben Taravari, vijoi sondazhi te portali Telegrafi dhe në disa media tjera online.
Sipas sondazhit të Telegrafi i cili zgjati për 4 ditë, në pyetjen “Kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill, në garën për president të Maqedonisë?”, kanë votuar 1.785 persona prej të cilëve 67% për Arben Taravarin dhe 33% për Bujar Osmanin.
Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare.