Softueri në Qeveri, Zaev: Le të hetohet, askush nuk është mbi ligjin

e postuar më at 20:33
66 0

Për furnizimin e softuerit nga ana e sekretarit të qeverisë Rashkovski le të hulumtojnë të gjitha institcionet, Prokuroria, MPB dhe Antikorrupsioni dhe le të vërtetojnë nëse ka pasur shkelje të ligjit, thotë kreu i qeverisë Zoran Zaev.

Nga 8 milionë denarët e parapara, janë shpenzuar vetëm 5 milionë ndërsa softveri është multifunksional thotë Zaev, por, njëherit zotohet se nuk do të lejojë askush të del mbi ligjin.

“Kushdo qoftë që ka gabuar me ligjin osë së paku nuk ka pasur sjellje etike në punë e vet, unë jam ai që direkt do të kërkojë përgjegjësi, respektivsht do të kërkojë të jep dorëheqje apo të shkarkohet” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Pushimet e Rashkovskit dhe Nikollovskit, VMRO DPMNE: Të sqarojnë nga i gjetën paratë

Opozita maqedonase sërisht me pyetje për Rashkovskin dhe zv.kryeministrin Nikolloski. Interesohen se ku I morrën paratë për pushime me kosto marramendëse në Meksikë dhe Dubai?!

“Krizë ka vetëm për popullin ndërsa për funksionarët qeveritarë nuk ka të cilët, bëjnë pushime luksoze që kushtojnë dhjetëra mijë euro. Vlersoj se kjo sjellje e pushtetit është nënçmuese për njerëzit që i votuan. Duhet të japin përgjejësi morale dhe politike” – u shpreh Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE thonë se në kohën kur shoqëria ballafaqohet me krizë financiare dhe shëndetësore, njerëzit e qeverisë shpenzojnë nga një banesë për një pushim ndërsa qytetari i thjeshtë sipas opozitës, jeton me 2 euro në dit. (TVM2)

nga kategoria