Sofja akuzon Shkupin për fushatë anti-bullgare

e postuar më at 11:21
82 0

Marrëdhëniet Sofje-Shkup kanë hyrë në krizë të re pas publikimit javën e kaluar të një raporti nga Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit(IFIMES), një think tank slloven.

Qeveria bullgare dyshon se Qeveria e Maqedonisë së Veriut qëndron prapa këtij raporti, i cili e quan Bullgarinë “fytyra e shëmtuar e BE-së” dhe thotë se bullgarët janë në fakt ish bogomilë, maqedonas dhe turq, dhunshëm të “bullgarizuar” pas marrëveshjes paqësore të Shën Stefanit.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva e ftoi për bisedë ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Sofje për sqarime në lidhje me raportin në fjalë dhe nëse Qeveria e Shkupit ka lidhje me këtë çështje.

Ministria e jashtme është e shqetësuar në veçanti për atë se këshilltarët e kaluar dhe ato aktual të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut janë pjesë e udhëheqësisë së think tankut slloven. Për më tepër, faqja e internetit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjithashtu përmend kontratë ndermjet IFIMES dhe autoriteteve të Shkupit që ka qenë aktive mes viteve 2017 dhe 2020, për të cilën organizata sllovene ka pranuar 1,000€ në muaj, thuhet në kumtesën e Ministrisë për punë të jashtme të Bullgarisë.

Sipas medias Prizma të Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Shkupit ka paguar 36,000€ OJQ-së nga Sllovenia për të mbledhur dhe përpunuar informata në lidhje me konflikte në mbarë botën.

Në ndërkohë, 920 libra bullgarë të lëshuar si donacion për qendrën kulturore bullgare në Shkup u konfiskuan në kufirin e Maqedonisë së Veriut ditën e shtunë.

“Komisioni Evropian dhe amasadat në Shkup të shteteve anëtare të BE-së do të informohen në lidhje me aktin skandaloz të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga MPJ e Bullgarisë. /SmartNews/

nga kategoria

Fillon vaksinimi i gazetarëve

Posted by - 12/04/2021 0
Mbi 600 gazetarë dhe punonjës medial sot prej orës 8:20 deri në orën 10:30 do të vaksinohen në sallën “Boris…