Snopçe: Tërheqja e amendamenteve nuk bëhet pa u zhbllokuar Ligji për shtetësi

119 0

Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe, thotë se Qeveria me mendimin negativ për Propozim ligjin për Shtetësi u rreshtua në anën e VMRO-DPMNE-së e cila e ka bllokuar me mbi 500 amendamente propozim ligjin në fjalë. Në një intervistë për gazetën LAJM, Snopçe tha se, Qeveria dhe opozita maqedonase po veprojnë sikur të jenë të koordinuara lidhur me nismën e opozitës shqiptare për të zgjidhur problemin shumëvjeçar të mijëra qytetarëve që nuk kanë shtetësi.

“Tërheqja e amendamenteve nuk bëhet pa u zhbllokuar ligji për shtetësi. Gjithë këtë e bëjmë si masë reciprociteti ndaj bllokimit të ligjit për shtetësi ndaj Qeverisë dhe opozitës maqedonase”, u shpreh Snopçe.

Deputeti i opozitës shqiptare, tha se ministrat e BDI-së duhet të tregojnë publikisht pse nuk e kanë kontestuar mendimin negativ të Qeverisë për Ligjin e Shtetësisë.

“ Qeveria ka dal me mendim negative për Ligjin për Shtetësi dhe parashtrojmë pyetje se si kanë votuar ministrant e BDI-së. Askush nuk del të thotë se ato e kanë kontestuar mendimin e Qeverisë”, tha Snopçe.

Snopçe bëri të ditur se koalicioni ASH-AAA për më pak se një javë ka dorëzuar mbi 10 mijë amendamente për të bllokuar të gjitha ligje që vijnë në Kuvend si masë reciproke për bllokimin e ligjit për shtetësi nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë.

“Puna e dorëzimit të amendamenteve nisi javën e kaluar. Që prej javës që kaluar dhe deri në ditën e djeshme kemi dorëzuar 10.200 amendamente për dhjetë ligje të ndryshme. Ne nuk mund të dërgojmë amendamente për ligjet që janë në procedurë e sipër, ku ligjet diskutohen dhe kryetari e ka hapur seancën plenare, ku është miratuar rendi i ditës dhe për ligjet të cilët kanë kanë kaluar nëpër komisione. Por, ne kemi mundësi të dorëzojmë amendamente vetëm për ato ligje që do të futen në rend dite në seancat e radhës dhe ligjet për të cilët komisioni amë nuk ka nisur diskutimet”, tha Snopçe.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria