Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në RMV, Halil Snopçe në një intervistë në Ora News foli për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut. Snopçe u shpreh se Taravari bëri thirrje gjithë përkrahësve të Aleancës për Shqiptarët që të përkrahnin atë në zgjedhjet e ardhshme që të dilnin së bashku me opozitën shqiptare.
Snopçe: Aleanca për Shqiptarët është e vërtetë që jemi në dy grupacione.
Janë dy horizonte që nuk përputhen. Duhen pasur parasysh edhe tendencat tona në të kaluarën.
Synimet e Aleancës që nga fillimi kanë qenë që të sjellim demokracinë.
Tek shqiptarët është 20 vite një parti në pushtet dhe shpesh herë thonim që tek shiptarët e Maqedonisë mbizotëron komunizmi.
Kryetari Taravari bëri thirrje gjithë përkrahësve të aleancës për shqiptarët, gjithë anëtarëve që të përkrahnin atë që në zgjedhjet e ardhshme të dalim së bashku me opozitën shqiptare.