Kryesia e Aleancës për Shqiptarët sonte u mblodh në një mbledhje në Tetovë ku ka zgjedhur shefin e shtabit zgjedhorë që do të jetë deputeti dhe profesori Halil Snopçe. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se deputeti Halil Snopçe do të jetë shef i shtabit zgjedhor i kësaj partie për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Tetorë, shkruan Top24
Ai tregoi se janë zgjedhur edhe udhëheqësit e shtabeve tjera lokale, ndërkaq për kandidatët për kryetarë komunash njoftoi se do të bëhen të ditura për disa ditë.