Categories: LajmePolitika

Snopçe përmend “Tigrat” dhe punësimet në MPB, thotë se Ligji që po përgatit VLEN-i do të mundësojë përfaqësim në të gjitha instancat

Halil Snoçe nga VLEN në Click Plus në TV21 tha se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat që po përgatit VLEN, do të mundësojë përfaqësim në të gjitha instancat, madje edhe në pozita ku shqiptarët nuk kishin qasje përmes mekanizmit të Balancuesit. Snopçe tha se shqiptarët nuk kanë pasur përfaqësim në të gjitha instancat në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Në fakt jo në të gjitha instancat shqiptarët kanë përfaqësim të drejtë. Posaçërisht në instancat e MPB-së, në organet e sigurisë, në mbrojtje, në njësitin “Tigrat” për shembull. Pra, me Ligj për Përfaqësim të Drejtë dhe të Barabartë ne do të sigurojmë përfaqësim të drejtë të gjitha komuniteteve, para se të gjitha shqiptarëve, në të gjitha instancat pa përjashtim. Më mirë se kanë pasur deri sot me Balancerin? Normalisht, normalisht. Ligji është i gatshëm, e kam këtu, e kam këtu ligjin. Normalisht, ne nuk do të shkojmë menjëherë të propozojmë, prej kësaj jave, ose më së voni javën e ardhshme, do të nisim me tribunat debative me intelektualë dhe profesionistë, që t’i marrim vërejtjet dhe mendimet e tyre, që ta bëjmë në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe kemi pajtueshmëri edhe prej partnerit tonë VMRO-DPMNE, për sjelljen e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe të Barabartë, pra Balanceri edhe nëse shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese, zgjidhet me këtë gjë”

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

24 minutes ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

1 hour ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

2 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

4 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

4 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

5 hours ago