Smart News

Snopçe për Ora News: BDI-ja në një vijë me Levicën, kundërshtuan zgjedhjen e kryeparlamentarit shqiptar

Deputeti nga radhët e VLEN Halil Snopçe në një prononcim për Ora News ka hedhur kritika ndaj Frontit Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim për veprimin e bojkotimit të votimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi dhe rreshtimit në një vijë me partinë ekstreme të majtë Levicën.

Snopçe deklaron që për herë të parë në Maqedoni të Veriut kishte debat të ashpër në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit që ishte shqiptar, ku partia ekstreme e majtë Levica ofendonte zgjedhjen e një përfaqësuesi shqiptar në krye të Kuvendit të RMV-së deri sa në anën tjetër, BDI në vend se të mbroj interesat kombëtare u largua duke bojkotuar procesin:

“Fronti Evropian i Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit për shkaqe të cilat i dinë vetëm ato vendosën që të lëshojnë seancën dhe të mos marrin pjesë në momentin e votimit të kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë së Veriut që ishte shqiptar. Pra Afrim Gashi nga koalicioni VLEN me 76 vota Pro u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ishte interesant që për herë të parë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kishte një debat të ashpër, nga deputetët e Levicës, e cila është një parti me betonim komunist, trashëgojnë frymën komuniste, frymën ekstreme të majtë dhe janë parti Pro Ruse të deklaruar. Ato me 6 deputetët e tyre të cilët kanë fituar mandat bënë diskutime të ashpra kryesisht antishqiptare.”

Sipas Halil Snopçes, fatkeqësia më e madhe qëndron se BDI-ja u reshtua në një vijë me partinë e ekstremit të majtë Pro Ruse atë të Levicës:

“Fatkeqësia e madhe, që në këtë ditë që dueshte të jetë festive për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ku kemi një rotacion, që një shqiptar siç ishte dikur Talat Xhaferi zëvendësohet me një shqiptar tjetër Afrim Gashin, ne ishim të detyruar të përballemi me një shovenizëm ekstrem të përfaqësuesve të Levicës dhe BDI-ja nuk merrte pjesë në seancën ku zgjidhej kryeparlamentari shqiptar. BDI-ja fatkeqësisht ndodhi të jetë në një linjë me Levicën.”

Exit mobile version