Smart News

Snopçe: Nuk mundet të jetë fajtor Kosova dhe Albin Kurti, të cilët për një kohë rekorde ndryshuan qasjen e qeverisjes dhe modelin ndryshe me luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Në një paraqitje të tij në parlamentin e RMV-së, deputeti shqiptar nga radhët e ASh-së deklaroi se shum njerëz, eurodeputetë, por dhe ai vetë shprehën skepticizëm për qasjen e Komisionit Evropian ndaj Kosovës. Njëherit kërkoi që që Komisioni Evropian të hape dyert dhe të japë ndihmën e nevojshme për Kosovën, ku shteti më i ri Evropian ka nevojën e stimulimit, ndihmës dhe qasjes konstruktive ndaj problematikave që janë të të gjithë neve si pjesë e Evropës.

“Jo vetëm unë, por edhe shumë eurodeputet publikisht treguan skepticizëm për qasjen e Komisionit Evropian ndaj Kosovës. Të gjitha mendimet janë se Komisioni duhet të gjeje zgjidhjen dhe jo fajtorin. Nuk mundet të jetë fajtor Kosova dhe Albin Kurti, të cilët për një kohë rekorde ndryshuan qasjen e qeverisjes dhe modelin ndryshe me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kërkoj që Komisioni Evropian të hape dyert dhe të japë ndihmën e nevojshme për Kosovën, ku shteti më i ri Evropian ka nevojën e stimulimit, ndihmës dhe qasjes konstruktive ndaj problematikave që janë të të gjithë neve si pjesë e Evropës”.-thekson Halil Snopçe në fjalimin e tij.

https://fb.watch/lPLbU4Ds-U/?mibextid=5eVWNK

Exit mobile version