Deputeti Halil Snopçe nga radhët e VLEN ka reaguar ndaj deputetes së Frontit Evropian Ilire Dauti duke i kujtuar kohën kur sëbashku luftonin “zullumin” e BDI-së dhe politikat negative që BDI ka sjellë për shoqërinë:
“Kemi pasur kauzë të përbashkët, kemi bërë fushatë, të pastër, që nga viti 2020 dhe kemi ftuar shqiptarët gjithandej që zullumi të përmbyset dhe BDI të shkoj në opozitë. Fatmirësisht unë vazhdoj të jem kundër BDI-së ndërsa fatkeqësisht ju jeni shndërruar shërbëtor të BDI-së. Në Fizikën Kvantike ka një fenomen, ku zeroja nuk është më e ulur e sistemit numerik. Del që hiçi kushton më shumë se diçka, nëse VLEN është zero kushton më shumë se diçka e juaj që jeni me BDI-në. Drejtësia është historike, sepse pjesë më e madhe ka të bëjë me shkuarën, asnjë kriminel dënohet për të ardhmen por dënohet për krimet që ka bërë në të shkuarën. Kriminelët janë kundër historisë se dëshirojnë ta fshehin krimin, por edhe i padituri është kundër sepse ska informatë. Vetëm kur një gjeneratë largohet do të vijnë gjenerata të reja, këta të rinj të shkencës do ti shtjellosin të vjetrat dhe do sjellin ndryshim, kështu ndodh në jetë. Elementi bazë i demokracisë është ndryshimi, ne vazhdojmë ti japim kahe ndryshimit ju vazhdoni fatkeqësisht të jeni m BDI-në.”