Sot në seancën parlamentare deputeti i Aleancës për Shqiptarër Halil Snopçe ka reaguar zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti duke ia cituar thënien: “Fshije gishtin tënd përpara se të ma tregosh njollën time”, shkruan Top24
Zoti Mexhiti flet kundër Aleancës për Shqiptarët dhe Taravarin duke na akuzuar për bashkëpunim me BDI-në dhe unë habitem se ku e kanë bërë ekzorcizmin që aq fuqishëm qenkan pastruar nga djalli, respektivisht nga krimi, nga korupcioni, nga nepotizmi. Sipas zotit Mexhiti gjithçka që paska bërë keq BDI-ja e paska bërë pa grupin e z. Mexhiti. Unë e kujtova se BDI-ja në pushtet pa Izet Mexhitin ka qenë vetëm një vit.
E shpreha habinë se si mund të sillen sikur të kenë ardhur në këtë botë në momentin që janë ndarë nga BDI-ja. E çuditshme eshte sjellja e tyre si opozitë e opozitës. Sipas Mexhitit, për gjithçka na paska qenë fajtore opozita.
I thash se në këtë formë ai e bën vetkritikën e vet. Me këtë qasje z. Mexhiti i thotë të tjerëve “mos u bëni si ne”.
Zoti Mexhiti ka një tendencë të bëhet viktimë e krijesës së vet.
E kujtova z. Mexhiti se ai ka qenë më shumë në pushtet se vet Ali Ahmeti. Vetëm një vit ka qenë në opozitë, e nga ana tjetër BDI-ja në opozitë është 1.5 vite. I bie që në total Izet Mexhiti ka qenë gjashtë muaj më shumë në pushtet në krahasim me Ali Ahmetin.
Paradoksalisht edhe për Çairin e akuzojnë opozitën e nga ana tjetër gjithnji e kanë udhëhequr Çairin.
E akuzoni opozitën edhe për regjistrimin e nga ana tjetër ju keni qenë ato që e keni përkrahur regjistrimin. Nuk e çolët gojën për zvoglimin e numrit të këshilltarëve. Asgjë nuk u bë për mbylljen e kazinove. Bile parashtrova pyetjen tani a kemi më shumë apo më pak kazino. Thash se edhe une vet jam mashtruar nga premtimi për mbylljen e kazinove.